Përditësuar 11/10/2026
Privatësia
Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledhim kur porositni Premium King Honey dhe si i përdorim.
Kush jemi
Premium King Honey shpërndahet në Shqipëri nga Marlond Driza PF - Pharma.al, NIPT M12227024U, Rruga «Vëllezërit Manastirli», Pall. 11, Shk. 1, Kati i parë, Ap. 6, Tiranë. Na shkruani në WhatsApp te +355 68 336 8689 ose me email te info@pharma.al.
Kjo faqe
Faqja nuk përdor cookies dhe nuk mat vizitorët. Ajo nuk mbledh asnjë të dhënë kur e lexoni.
Kur porositni
Porositë me mesazh bëhen në WhatsApp, Messenger, Instagram ose Facebook. Aty na jepni:
- emrin dhe numrin e telefonit;
- adresën e dërgesës;
- porosinë dhe mesazhet që shkëmbejmë.
Pse i përdorim
- për të konfirmuar porosinë;
- për ta dërguar pakon te adresa juaj;
- për t’ju kontaktuar për atë porosi;
- për faturat dhe detyrimet që na kërkon ligji.
Kush i sheh
- Korrieri merr emrin, telefonin dhe adresën që ta sjellë pakon. Te pakoja nuk shkruhet çfarë ka brenda.
- WhatsApp, Messenger, Instagram dhe Facebook (Meta) i përpunojnë mesazhet sipas rregullave të tyre.
- Ofruesit tanë teknikë na ndihmojnë t’u përgjigjemi mesazheve, edhe me përgjigje automatike.
Të dhënat tuaja nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt për reklama.
Sa kohë i mbajmë
- Bisedat në WhatsApp dhe Messenger i mbajmë deri në 2 vjet nga porosia e fundit, që t’ju shërbejmë më shpejt kur porositni sërish. Pastaj i fshijmë.
- Faturat dhe dokumentet e shitjes i ruajmë aq sa kërkon legjislacioni tatimor dhe kontabël.
- Nëse na kërkoni t’i fshijmë më herët, i fshijmë, përveç dokumenteve që ligji na detyron t’i ruajmë.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni t’i shihni, t’i korrigjoni ose t’i fshini të dhënat tuaja. Na shkruani në WhatsApp ose me email. Nëse mendoni se të drejtat tuaja nuk respektohen, mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.